Organizata e DASH jep alarmin: Kriminaliteti dhe korrupsioni janë shtuar, pandëshkueshmëria mbetet problem serioz
Raporti i Sigurisë për Shqipërinë i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), një strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit që harton vlerësime të sigurisë për qytetarët dhe bizneset amerikane jashtë vendit, sjell për herë të parë një referencë të drejtpërdrejtë për ishullin e Sazanit, duke e lidhur atë me një nga zhvillimet më të rëndësishme të vitit 2026 në Shqipëri. Në raport thuhet se protestat kundër projektit të planifikuar të resortit turistik në Sazan nisën si demonstrata me karakter mjedisor, por më pas morën përmasa kombëtare dhe u shndërruan në protesta kundër korrupsionit qeveritar. Sipas dokumentit, ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve çoi në mobilizimin e mijëra qytetarëve në disa qytete të vendit, ndërsa një pjesë e demonstratave përfunduan me episode dhune. Raporti...
Burimi:
syri.net