Protesta e opozitës/ Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët

Protesta e opozitës/ Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka hapur fjalimet në protestën e PD-së në sheshin para Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë për kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur. Në fjalimin e tij, Boçi e konsideroi kryeministrinë si simbol të “kuplarajës së shtetit”, duke deklaruar se Rama ka kthyer institucionet në pronë private dhe qeverinë në një “klub të mbyllur qejfi e ahengu”. Ai theksoi se protesta nuk është një spektakël politik, por një mobilizim qytetar i nxitur nga shqetësimi për familjet, dinjitetin dhe të ardhmen e vendit. “Ne jemi këtu sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private… Kjo ndërtesë nuk është kryeministria, por kuplaraja e shtetit,” u shpreh Boçi. Sipas...