Protesta e 69-të/ Nis marshimi i protestuesve nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen
Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të. Qytetarët janë mbledhur sërish në bulevard, duke vijuar aksionin e tyre të përditshëm dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit si dhe hetimin e tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Prej 68 ditësh, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet dhe se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre. Marshimi drejt selisë së qeverisë shoqërohet me thirrje dhe slogane kundër mazhorancës. Ndër thirrjet e protestuesve janë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”. Organizatorët kanë...
Burimi:
sot.com.al