Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur për të diskutuar projektin e propozuar nga PS për ndarjen e re territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimi me Bashkinë Mat. Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, e cila deklaroi se përpara çdo vendimmarrjeje do të zhvillohen dëgjesa publike në të gjitha fshatrat e bashkisë. Ajo theksoi se qëndrimi i saj do të jetë në përputhje me vullnetin e banorëve të Klosit. “Unë, si e zgjedhur, do të jem me mendimin e qytetarëve. Nëse ata kundërshtojnë bashkimin me Matin, jam me ta”, deklaroi kryebashkiakja.