Projekti “Pas Shkolle”, Kumbaro: U prit mirë nga prindërit dhe mësuesit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, gjatë konferencës me gazetarët u ndal edhe tek programi ‘Pas Shkolle’, i cili ka nisur pilotimin në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz. “Kjo fazë erdhi pasi për herë të parë me ndryshimin që bëmë në ligjin për arsimin parauniversitar, kemi përfshirë edhe nocionin ‘Pas Shkolle’, duke siguruar një bazë të mirë ligjore për ta çuar përpara këtë program; Po ashtu, me VKM që përgatitëm, dyfishuam edhe pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë program, duke ofruar një shpërblim më dinjitoz; Nuk do të bëhet sot për nesër, por po ndërtojmë hap pas hapi themelet ku do të ngrihet në mënyrë solide ky program”, theksoi Ministrja Kumbaro. Kumbaro bëri me dije se...
Burimi:
opinion.al