‘Projekt i jashtëzakonshëm për të cilin po punohet prej vitesh’, kryeministri Rama flet sot për Zvërnecin
Sot në orën 10:0, kryeministri Rama do të mbajë një konferencë për media ku do të japë shpjegime për situatën e krijuar ditëve të fundit në Zvërnec. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se do të sqarojë publikisht detaje mbi atë që e cilësoi si një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, duke shtuar se prej ditësh në opinion po qarkullojnë informacione të pavërteta lidhur me të. Kreu i qeverisë shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar Policinë e Shtetit për reagimin e shpejtë pas incidentit në Zvërnec, ku një roje private sigurie u arrestua pas dhunimit të një qytetari. “Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut është e duhura”, u shpreh Rama, duke vlerësuar edhe masat...
Burimi:
top-channel.tv