Programi ‘Pas shkolle’, pagesë 1 mijë lekë/ora për trajnuesit! Qeveria përcakton kriteret dhe formën e aplikimit

Programi ‘Pas shkolle’, pagesë 1 mijë lekë/ora për trajnuesit! Qeveria përcakton kriteret dhe formën e aplikimit

Qeveria ka miratuar organizimin dhe zhvillimit të programit “PAS SHKOLLE”, një veprimtari, që do të zhvillohet jashtë orarit mësimor të detyruar me të gjithë nxënësit e regjistruar në 500 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në vend. Përveç ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë, nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në një gamë më të gjerë aktivitetesh sportive, artistike dhe kulturore. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar kategoritë dhe kriteret për përzgjedhjen e trajnuesve, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin që paraqesin si edhe mënyrën e përzgjedhjes. Pagesa për çdo orë për trajnuesit është 1 000 lekë. Kërkesa për aplikim për t’u angazhuar në programin “Pas shkolle” për mësuesin e klasifikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, do të kryhet në rrugë elektronike. V E N D I...