Produktivitet i ulët, por shqiptarët të tretët në Europë për orët e gjata të punës
Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë. Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6). Të dhënat e tjera të Eurostat, që i përkasin vitit 2025 tregojnë se në Europë kryeson Turqia, me 42.8 orë në javë. Mali i Zi është i dyti me 42.3 orë, por...
Burimi:
opinion.al