Procesi mësimor/ Publikohet kalendari i vitit shkollor 2026-2027

Procesi mësimor/ Publikohet kalendari i vitit shkollor 2026-2027

Ministria e Arsimit ka publikuar strukturën zyrtare të vitit shkollor 2026-2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas kalendarit, mësimi në arsimin bazë dhe të mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027. Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të mbyllet më herët, më 4 qershor 2027, për t’u lënë vend provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të zhvillohen nga 7 deri më 28 qershor. Pushimet dimërore janë parashikuar nga 24 dhjetori 2026 deri më 4 janar 2027, ndërsa nxënësit e arsimit bazë do të kenë edhe pushime pranverore nga 29 marsi deri më 2 prill 2027. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen në periudhën...