Procesi gjyqësor për pasuritë e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO
Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur këtë të enjte në GJKKO. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sqaron se Mustafa Martinaj është paraqitur për procesin mbi pasuritë e të birit. Prej më shumë tre vitesh Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, pasi është parë për herë të parë në gusht të vitit 2020. Kujtojmë se më 22 tetor të vitit që lamë pas, Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si të zhdukur. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv