Procedohet penalisht 32-vjeçari, dyshohet se fyeu një 69-vjeçar me telefon

Procedohet penalisht 32-vjeçari, dyshohet se fyeu një 69-vjeçar me telefon

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Xh. D., 32 vjeç, banues në Berat. Sipas njoftimit zyrtar, 32-vjeçari dyshohet se ka fyer nëpërmjet telefonit celular një 69-vjeçar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.