Prezantohet drejtori i ri i policisë në Shkodër, Dashamir Spaho merr zyrtarisht detyrën, pason Gentian Berberin
Dashamir Spaho është prezantuar sot si drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke marrë detyrën pas largimit të Gentian Berberit nga drejtimi i policisë së qarkut.Spaho rikthehet në Shkodër, ku më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë Vendore, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ish-drejtori i DVP Shkodër, Gentian Berberi, si dhe drejtues të strukturave të policisë në qark. Gjatë prezantimit, Bizhga vlerësoi përvojën profesionale të Spahos dhe shprehu besimin se ai do të përmbushë detyrat në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe rritjes së parametrave të...
Burimi:
sarandanews.com