Presidenti Trump: Hormuzi drejt hapjes, SHBA dhe Irani në prag marrëveshjeje historike

Presidenti Trump: Hormuzi drejt hapjes, SHBA dhe Irani në prag marrëveshjeje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti dhe nuk përjashtoi mundësinë e një kontrolli të përbashkët nga SHBA dhe Irani. Ai shtoi se rihapja varet nga ecuria e negociatave mes dy vendeve dhe mund të arrijnë një marrëveshje për menaxhim të përbashkët. Trump komentoi zhvillimet politike në Iran, duke sugjeruar se një ndryshim i regjimit është në proces dhe disa figura të larta tashmë janë prekur nga sulmet. Ai theksoi se bisedimet e fundit kanë dhënë sinjale pozitive dhe se brenda Iranit ka njerëz që mund të luajnë rol kyç në një marrëveshje të mundshme.