Prej kohësh me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave
Auron Rrokaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, duke marrë drejtimin e institucionit përgjegjës për administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit, pozicion që prej kohësh mbahej nga drejtues të komanduar. Rrokaj vjen në këtë detyrë me një eksperiencë 12-vjeçare në sistemin arkivor shqiptar. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur funksione drejtuese dhe inspektuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku ka kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e politikave për ruajtjen e dokumentacionit arkivor. I diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe i specializuar pranë Universitetit për të Huajt në Peruxha të Italisë, Rrokaj ka ndërtuar një karrierë të gjerë profesionale në administratën publike, diplomaci, arsim dhe shoqërinë civile. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e...
Burimi:
top-channel.tv