Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Familja e të riut Eglant Koçi ka ngritur alarmin në Policinë e Tiranës, pasi prej dy ditësh ka humbur çdo kontakt me të. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, 35-vjeçari ka qenë në Tiranë, por në mënyrë të papritur ka shkëputur kontaktet me familjen dhe shoqërinë. Policia e Tiranës është vënë në alarm dhe po punon për lokalizimin e tij, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. Familja pohon se i riu nuk ka pasur konflikte, duke zbehur pistën e rrëmbimit. Top Channel