Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!
Një fluturim i kompanisë “Ryanair” u shndërrua në një makth 12-orësh, pasi moti i keq e detyroi avionin të ulej dy herë në vende të ndryshme. Fluturimi RK8288 u nis nga Londra Stansted për në Tiranë në orën 16:00 më 3 qershor dhe pritej të mbërrinte në Shqipëri brenda tre orësh. Në vend të kësaj, pasagjerët përjetuan devijime drejt Brindisit në Itali dhe Selanikut në Greqi, pasi stuhitë me bubullima e bënë të pamundur uljen e avionit në Aeroportin e Tiranës. Avioni më në fund u ul në kryeqytetin shqiptar në orën 05:00 sipas orës lokale, afërsisht nëntë orë me vonesë. Por gjatë ndalesës së dytë në Greqi, policia u thirr në bord për të rivendosur rendin, pasi pasagjerët e irrituar nisën të përballeshin me...
Burimi:
argjiroja.net