Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Ish-ministri Genc Pollo e ka cilësuaar pozitive mbylljen e tre kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa ka akuzuar Edi Ramën se po e shrytëzon politikisht këtë arritje. Sipas Pollos, prezantimi i këtij hapi si një sukses shërbejnë si “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga problemet serioze që lidhen me kapjen e shtetit dhe regresin demokratik në vend. Sipas Pollos tre kapitujt e mbyllur janë ndër më pak sfiduesit e procesit të negociatave. Ai thekson se dy prej tyre lidhen me politikën e jashtme dhe sigurinë, fusha ku Shqipëria, sipas tij, nuk ka pasur probleme në raport me Bashkimin Evropian gjatë tre dekadave të fundit, ndërsa kapitulli për arsimin dhe shkencën përfshin politika që janë kryesisht kompetencë e shteteve anëtare dhe jo të...