Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Në Strasburg në mbledhjen e Stabilizim Asociimit Shqipëri BE, Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian pasi tha se rrugëtimi europian i Shqipërisë ka avancuar në mënyrë mbresëlënëse, foli për protestën, e cila ka hyrë në muajin e dytë duke e vënë theksin në zhvillimin e saj në mënyrë paqësore. “Ne inkurajojmë të gjithë të përfshirët të jenë të qetë dhe nga ata tjetër të sigurohet një protestë e paqtë dhe e mbajtur në kushte të sigurta. Ata po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit dhe duhet ta bëjnë këtë paqësisht sipas ligjit. Kjo është me rëndësi për vijimin e Shqipërisë në pasjen e standardeve demokratike e kësisoj në vijimin e rrugës europiane. Ne po i ndjekim...