Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke i mundësuar ndjekjen e tyre nga salla. Vendimi ka rikthyer në vëmendje debatin mbi përdorimin e këtij mjeti sigurie në proceset gjyqësore dhe ndikimin e tij në parimin e barazisë së palëve. Ish-prokurori Ervin Karanxha e cilëson kafazin e qelqtë si një praktikë që cenon barazinë në gjykim, duke theksuar se ai duhet të përdoret vetëm në raste të veçanta për persona me rrezikshmëri të lartë ose probleme të shëndetit mendor. Sipas tij, vendosja e të pandehurve në kushte të tilla pengon komunikimin normal mes tyre dhe avokatëve mbrojtës. Ervin Karanxha: Kafazi i qelqit është mos barazi mes...
Burimi:
javanews.al