“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

Nga konferenca me gazetarët, kryeministri Rama u dërgoi një mesazh protestuesve që prej 9 ditësh ‘derdhen’ përpara kryeministrisë. Ai pati mesazhe si për ata që i urojnë vdekjen, ashtu edhe për ata që janë vërtet të shqetësuar për Zvërnecin. “Mesazhi im, varet sepse ka shumë njerëz të ndryshëm që protestojnë në rrugë. Ka shumë që bërtasin vdekje Edi Ramës! Mesazhi im për ta është vazhdoni se më shtohet jeta! Ka të tjerë njerëz që duke qenë se kanë lidhje me grupime, ambicie politike, ka njerëz që vijnë se janë të shqetësuar, nëse jeni vërtet të shqetësuar, le të flasim. Kur them të flasim, përgjigjja e tyre është që nuk flasim kurrë me të se është një djall që na ndryshon këtë fuqi. E kam këtë...