Zvërneci, Rama: Interesi ka nisur para 3 vitesh, është tokë private
Kryeministri Rama thotë se projekti në Zvërnec, ndaj të cilit është protestuar gjatë fundjavës, ka nisur si interesim nga investitorët para 3 vitesh. Ai thotë se për Sazanin, qeveria shqiptare ka shprehur qëndrimin se është tokë shtetërore dhe ka kërkuar të jetë ortake në këtë projekt. Për Zvërnecin, thotë Rama, investitorëve u është bërë e qartë se është tokë private. Ai tha se projekti është në zë e vëmendje të të gjithë botës për shkak të Jared Kushner dhe mediat përpiqen të gjejnë ‘gjilpërën në kashtë.’ “Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023 dhe ka nisur si interesim bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë: Sazani është tokë publike. Ka qenë dëshirë dhe ambicie e...
Burimi:
opinion.al