Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik dhe kritikave që kanë shoqëruar projektin e investimit në Zvërnec, pas përplasjeve dhe kundërshtive të shfaqura së fundmi. Rama deklaroi se debatet dhe kundërshtitë e fundit lidhur me projektin e investimit në Zvërnec e kanë bërë të mendojë për herë të parë largimin nga drejtimi i vendit. “Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj për mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë, që janë mbushur sot me kauzën tuaj? Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, shitësi i atdheut dhe ai është kryeministri juaj? Thënë këto, dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime. Për mua...