“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë shkencore e plotë, BE s’kërkon ndalim automatik
Në interpelancën me deputetët e opozitës lidhur me investimin në Zvërnec, ministri i Mjedisit tha se askush s’mund të dyshojë angazhimin e qeverisë për natyrën. Sipas Sofjan Jaupajt, projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë për ndikimin në mjedis. Më tej, tha se statusi i peizazhit të mbrojtur lejon zhvillimin në këtë zonë, duke respektuar bashkëjetesën me natyrën. Jaupaj theksoi se BE nuk ndalon automatikisht zhvillimin, por kërkon respektimin e habitatit. “Askush s’mund të vërë në dyshim angazhimin tonë për natyrën sepse është i matshëm. Është debat i shëndetshëm dhe i nevojshëm, por duhet të mbështetemi te faktet, ligjet dhe shkenca. Së pari, janë ngritur pretendime se procedura mjedisore është anashkaluar. Faktet tregojnë se pas shqyrtimit të dokumentacionit, u vendos që duhet t’i nënshtrohet...
Burimi:
vizionplus.tv