“Zvërneci”/ Malaj: Rama po gabon me protestuesit, protesta s’po ndikon tek ekonomia!
Pas 16 ditësh protesta kundër investimit në Zvërnec, ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se ajo nuk duhet parë si një reagim i izoluar ndaj një projekti të vetëm, por si shfaqje e një pakënaqësie shumë më të thellë ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit. Në analizën e tij në një studio televizive Malaj argumentoi se problemi nuk lidhet me socialistët e zakonshëm, por me sistemin e patronazhimit, ku njerëz me pushtet politik dhe akses në fondet publike kanë krijuar privilegje dhe janë pasuruar duke ndjekur modelin e lidershipit politik të PS-së. Malaj paralajmëron për rrezikun e një përqendrimi të tepruar të pushtetit, ndërthurjen e politikës me krimin dhe ndikimin e parasë kriminale në ekonomi e politikë. Sipas tij, rasti i Zvërnecit thjesht nxori në...
Burimi:
sot.com.al