Zjarri te pallati, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë
Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur këtë të mërkurë, 22 prill, ku po diskutohet dhe pritet miratimi për dhënien e bonusit të qirasë për familjet të cilat u prekën nga zjarri që përfshiu pallatin e kompleksit “Arlis”. Sipas projekt-vendimit, që u paraqit për miratim përpara Këshillit Bashkiak parashikon një dëmshpërblim prej 40 mijë lekësh në muaj për çdo familje. Nëse ky projekt miratohet, ai do të mbetet në fuqi deri në momentin që familjet e prekura të hyjnë në banesat e tyre. Efektet financiare do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë në programin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile. Për të përfituar bonusin e qirasë familjet duhet të vërtetojnë që nuk kanë një banesë tjetër në pronësi brenda Bashkisë së Tiranës. Kujtojmë...
Burimi:
javanews.al