Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë mbetën të plagosur katër shqiptarë të Kosovës. Në një status në Facebook Kurti iu uroi shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve të lënduar, ndërsa njoftoi se autoritetet janë në komunikim me institucionet shqiptare. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan...