Zhupa: Paketa e maleve aplikohet edhe në bregdet, mekanizmi i ri për të rrëmbyer pronat publike dhe private

Zhupa: Paketa e maleve aplikohet edhe në bregdet, mekanizmi i ri për të rrëmbyer pronat publike dhe private

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së Sarandës në Paketën e Maleve, duke deklaruar se kjo skemë nuk ka lidhje me zhvillimin apo rivitalizimin e zonave malore, por me “gllabërimin e pronës publike dhe private”. Zhupa u shpreh se Saranda, si një qytet bregdetar me potencial të jashtëzakonshëm turistik, nuk duhet të zhvillohet përmes “investimeve strategjike” dhe tjetërsimit të pronave, por nëpërmjet biznesit të ndershëm dhe mbështetjes së qytetarëve që punojnë e investojnë në tokat e tyre. Deklarata e Ina Zhupës: Qyteti i Sarandës tashmë nuk do të quhet qytet bregdetar, por do të quhet një qytet malor, sepse është përfshirë në Paketën e Maleve. Janë dhënë 5 investime strategjike, që...