‘Zgjodha të jem me qëndrestarët’/ Kedhi: Demokratët, ‘kokëfortësia e historisë’! PD pengoi asgjësimin e pluralizmit
Nënkryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, deklaroi se zgjedhja e tij politike ishte të rreshtohej me atë që ai e quajti “kampin e qëndrestarëve”. Sipas Kedhit, pavarësisht kritikave ndaj PD-së ndër vite, kjo forcë politike ka qenë faktor i ndryshimeve të mëdha në vend dhe ka mbrojtur pluralizmin politik. Kedhi u shpreh se demokratët kanë kaluar periudha të vështira, por kanë zgjedhur të mos dorëzohen përballë presioneve. Kedhi ftoi qytetarët skeptikë që të bashkohen rreth asaj që e cilësoi si një objektiv të përbashkët: rikthimin e dinjitetit të qytetarit shqiptar. Kedhi: Dhe me gjithë kritikat që ne mund të kemi me PD-në, PD-ja ka qenë mekanizmi që në Shqipëri ka bërë ndryshimet rrënjësore të këtij...
Burimi:
syri.net