‘Zgjim qytetar i paimagjinueshëm’/ Muçollari: Propaganda, shtylla e parë që protesta i rrëzoi qeverisë
I ftuar në Syri TV në edicionin e pasdites, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, u shpreh se protestat qytetare po dëshmojnë një zgjim të fortë shoqëror dhe politik, duke i cilësuar ato si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë pas viteve ’90. Muçollari tha se është krenar për reagimin e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët sipas tij po tregojnë vendosmëri dhe nuk po dorëzohen përballë sfidave. Sipas tij, protestat kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, pasi qytetarët po rivendosin marrëdhënien mes tyre dhe pushtetit. Ai theksoi se suksesi i tyre do të krijonte një precedent të rëndësishëm jo vetëm për qeverinë aktuale, por edhe për çdo qeveri që do të vijë në të ardhmen. Duke...
Burimi:
syri.net