“Zgjidhni një kryetar të ri”, mesazhi i deputetit të Kancelarit Merz në Kuvendin e PD: Kam ide kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur
Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU/CSU, Peter Beyer, i është drejtuar me një mesazh Kongresit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke theksuar pritshmëri të larta nga kjo forcë politike dhe rëndësinë e përqendrimit në procesin e integrimit europian të vendit. Në mesazhin e tij, Beyer u shpreh se ndonëse nuk mund të ishte i pranishëm fizikisht në kongres, ai ishte “me mendje dhe zemër” pranë delegatëve, ndërsa vlerësoi rëndësinë e vendimeve që pritet të merren nga PD-ja, përfshirë zgjedhjen e drejtuesve të rinj të saj. Mesazhi i deputetit të CDU Peter Beyer I nderuar zoti President, i nderuar Dr. Sali Berisha, delegatë, të ftuar, miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Emri im është Peter Beyer dhe jam anëtar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman,...
Burimi:
top-channel.tv