‘Zgjidhja, vetëm largimi i Ramës’/ Paloka: Bojkoti i parlamentit, reagim i opozitës ndaj një demokracie fasadë
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se qeveria e Edi Ramës nuk përfaqëson më shumicën e qytetarëve. I ftuar në një intervistë me moderatorin Edvin Parruca, Paloka tha se edhe persona që e kanë votuar më herët kryeministrin sot janë pjesë e protestave dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Sipas Palokës, arroganca ka karakterizuar qeverisjen e Ramës që prej ardhjes në pushtet, ndërsa kritikoi edhe dialogun me mazhorancën. “Ka vetëm një kërkesë dhe ajo është largimi i Ramës dhe qeverisë së tij”, u shpreh Paloka, duke shtuar se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e asaj që ai e quajti “fasadë demokracie”. Ai mbrojti gjithashtu bojkotin e parlamentit, duke thënë se qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave të qytetarëve. Paloka: Qëndrimi i...nuk mund t'i themi...
Burimi:
syri.net