“Zgjerohet skandali”, Tela paralajmëron: Dosja e Ballukut del jashtë Shqipërisë, hetime të reja nga SPAK priten..
Në një emision televiziv, gazetari Andi Tela ka komentuar zhvillimet e fundit të lidhura me çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Tela u shpreh se çështja, ka marrë vëmendje edhe ndërkombëtare, duke përmendur një pyetje të një gazetari estonez për situatën në Shqipëri. Ai theksoi se debati mbi mënyrën e kualifikimit të çështjes si “prokurim publik” apo “korrupsion” është një diskutim i hershëm në opinionin publik dhe politik. Sipas tij, në rastet e prokurimeve publike, përgjegjësitë nuk lidhen drejtpërdrejt me ministrin, por mund të ngrihen çështje për shpërdorim detyre ose korrupsion, varësisht nga hetimet. Në vijim të deklaratave, Tela u shpreh se çështja lidhet edhe me angazhimet dhe kushtet e integrimit në Bashkimin Evropian, duke përmendur pritshmëritë e partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet në raste të tilla....
Burimi:
sot.com.al