Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha kryen procesin e votimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përfunduar votimin e tij për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Votimi po zhvillohet në kuadër të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku delegatët po zgjedhin përbërjen e re të një prej forumeve më të rëndësishme drejtuese të selisë blu. Këshilli Kombëtar i dalë nga ky proces do të ketë më pas detyrën të votojë strukturat e reja drejtuese dhe organet e tjera të Partisë Demokratike. Kuvendi i sotëm konsiderohet edhe si hapi i radhës në rrugën drejt riorganizimit që Berisha e përmendi në fjalën e tij. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv