Zgjedhjet në PD/ Salianji ankohet te PPE, Berisha: Ai u vetëpërjashtua
“PD është anëtare e të gjitha këtyre institucioneve dhe ai që shkruan letër është një i vetëpërjashtuar nga kjo parti”. Këtë përgjigje u dha Sali Berishagazetarëve, kur u pyet për letrën që Salianji u ka dërguar letër Partive Popullore Evropiane dhe drejtuesve të partive evropiane të qendrës së djathtë ku thotë se në PD po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm dhe nëse ai i druhet një krisje të marrëdhënieve me PPE pas kësaj letre. Sipas kreut demokrat, ish-deputeti është i lirë t’u drejtohet institucioneve të partisë apo strukturave ndërkombëtare, por pretendimet e tij i konsideroi të diktuara politikisht. “Ai natyrisht ka të drejtat e tij, mund të shkruajë letra ku të dojë, është i lirë. Sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të...
Burimi:
opinion.al