Zgjedhjet në PD/Salianji ankimon në PD përjashtimin:Vendimi të shpallet i pavlefshëm
Vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD, ish-deputeti Ervin Salianji ka ankimuar në organet e partisë vendimmarrjen për përjashtimin e tij nga gara. Në ankimin drejtuar kryesisë së PD dhe Komisionit të Apelimit, Salianji e quan të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij dhe në shkelje të statutit. Ish-deputeti argumenton se KOKOE, me një logjikë të kohës së diktaturës, nuk e ka marrë fare në shqyrtim kërkesën e tij për të garuar përballë Sali Berishës më 23 maj. Salianji sqaron se ndonëse përfaqësueist e tij nuk u lejuan që të dorëzojnë dokumnetet e aplikimit në seli, ato u dërguan përmes postës elektronike por nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për kërkesën e tij. “Një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim të hapur me Statutin...
Burimi:
opinion.al