Zgjedhjet në Korçë përplasin grupet brenda PD-së, ndërpritet votimi 2 herë. Berisha replika sërish me Salianjin: Bravo Mereme Selës, por…

Zgjedhjet në Korçë përplasin grupet brenda PD-së, ndërpritet votimi 2 herë. Berisha replika sërish me Salianjin: Bravo Mereme Selës, por…

Në prag të rikonfirmimit në krye të demokratëve për katër vjet te tjera, në 23 maj, Sali Berisha do të duhet fillimisht të menaxhojë pakënaqësitë që vijnë nga degët. Zgjedhjet e sotme në Korçë janë shoqëruar mes përplasjeve të anëtarëve, marrjen e kutive nga komisionerët dhe në fund grisjen e listave të votuesve. Shkak është bërë mungesa e emrave të disa prej anëtarëve në këto lista. Nga ana e tij Berisha ka qenë sot në Dibër ku ka replikuar sërish me Ervin Salianjin, ish-deputetin e tij të cilin e përjashtoi nga kandidimi për kreun e PD. Përditësimet LIVE 14:13 “Nuk po biem dot dakord me drejtuesin politik të qarkut”, deputeti Fidel Kreka: Demokratët s’kanë emrin në lista, jemi drejt shtyrjes së procesit Deputeti demokrat Fidel...