Zgjedhjet e treta në Kosovë, Spahiu: Koprracia e Kurtit dhe qyqarllëku i opozitës e çuan vendin në krizë

Zgjedhjet e treta në Kosovë, Spahiu: Koprracia e Kurtit dhe qyqarllëku i opozitës e çuan vendin në krizë

Kosova po shkon sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme, të tretat brenda një periudhe të shkurtër, duke dëshmuar një bllokim të thellë politik. Sipas analistit dhe profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu që ishte i ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, kjo situatë mund të ishte shmangur lehtësisht nëse do të ekzistonte më shumë patriotizëm në klasën politike. Sipas Spahiut dy janë shkaktarët kryesorë të krizës: "koprracinë" e kryeministrit Albin Kurti dhe "qyqarllëkut" e opozitës. Sipas tij, Kurti tentoi me çdo kusht të siguronte postin e presidentit për një njeri të tijin, duke përdorur kërcënimin e zgjedhjeve të parakohshme si një blof për të frikësuar opozitën. Megjithatë, kjo strategji dështoi. Nga ana tjetër, opozita, edhe pse nuk...