Zgjedhjet e 26 majit 1996/ Rama: Një datë që tregon dy realitete të ndryshme

Zgjedhjet e 26 majit 1996/ Rama: Një datë që tregon dy realitete të ndryshme

26 maji i vitit 1996 mbetet një nga datat më të debatueshme në historinë politike të Shqipërisë, e shoqëruar me tensione, dhunë dhe akuza për manipulim zgjedhor ndaj qeverisë së asaj kohe, të drejtuar nga partia Partia Demokratike e  Sali Berishës, në atë kohë president. Tre dekada më pas, kryeministri Edi Rama e krahason atë periudhë me Shqipërinë e sotme, duke theksuar ndryshimet në drejtësi, demokraci dhe rrugën e integrimit europian të vendit. “Në një datë që tregon dy realitete krejt të ndryshme”, shkruan Rama në videon ku përballen pamjet e 26 Majit 1996 me Shqipërinë e sotme në arenën ndërkombëtare. Të martën e 26 majit, Shqipëria mbajti konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Europian, hap i cili ka shtruar tashmë rrugën për mbylljen e grupkapitujve negociues.