‘Zero ndërhyrje, gjithçka është zyrtare dhe protokollare’/ Monika Kryemadhi mohon akuzat, sfidon SPAK
Monika Kryemadhi hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke deklaruar se nuk ka ushtruar asnjë ndikim politik në favor të biznesmenit Adrian Shatku dhe se të gjitha komunikimet kanë ndjekur rrugët zyrtare. Gjatë mbrojtjes së saj, Kryemadhi sfidoi organin e akuzës të provojë se ka bërë presion ndaj ish-ministrit Edmond Haxhinasto, ndërsa kundërshtoi edhe pretendimet që lidhen me vajzën e saj, Bora, duke i cilësuar ato të pavend dhe pa lidhje me çështjen penale në shqyrtim. Monika Kryemadhi, duke iu referuar komunikimeve me biznesmenin Adrian Shatku, deklaroi se e kishte këshilluar atë të ndiqte vetëm rrugët institucionale dhe jo të ushtronte ndikim politik. "E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim...
Burimi:
syri.net