Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë
Nga Luçiano Boçi Raporti i fundit i OSAC, strukturës së Departamentit Amerikan të Shtetit, është një raport tronditës dhe jo vetëm dokument konfirmues i shqetësimeve opozitare e as një deklaratë politike, apo parashtrim mediatik. Mos harrojmë se është vlerësimi zyrtar i aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë për gjendjen e sigurisë, të shtetit ligjor dhe të klimës së investimeve në vend. Pikërisht për këtë arsye ai nuk mund të relativizohet, të shpërfillet apo të mbulohet me propagandë. Mesazhi i raportit është i drejtpërdrejtë e paekuivok. Shqipëria vazhdon të vuajë nga kultura e pandëshkueshmërisë. Kjo është fjalia më e rëndë e të gjithë dokumentit. Sepse pandëshkueshmëria nuk është vetëm një problem i drejtësisë. Ajo është prova se shteti nuk funksionon në mënyrë të barabartë për të...
Burimi:
syri.net