Zbulohet grupi koordinues i protestës, i drejtohet ambasadave perëndimore me pesë kërkesa

Zbulohet grupi koordinues i protestës, i drejtohet ambasadave perëndimore me pesë kërkesa

Një grup i organizuar protestuesish në Tiranë i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri, duke paraqitur një platformë me pesë kërkesa kryesore drejtuar qeverisë dhe duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për zgjidhje të krizës politike që ata e konsiderojnë të thelluar. Dokumenti, i nënshkruar nga “Grupi Koordinues i 27 protestave të zhvilluara deri më tani në Tiranë” siç përmendet në dokument, e cilëson situatën aktuale si një moment vendimtar për zhvillimin demokratik të vendit dhe thekson se lëvizja përfaqëson një mobilizim qytetar paqësor. Në krye të kërkesave të paraqitura qëndron dorëheqja e kryeministrit dhe e Qeverisë aktuale, e konsideruar nga grupi si një hap “thelbësor dhe i panegociueshëm” për, siç thuhet në letër, “ripërtëritjen...