Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë “pagat e gjyqtarëve”

Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë “pagat e gjyqtarëve”

Qeveria dhe Parlamenti pritet të nisin punën për të zbatuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese; një vendim që synon rregullimin e formulës për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe një që ka lidhje me ngritjen e 11 Komisioneve të përhershme të Kuvendit. Këshilli i Legjislacionit i dërgoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi raportin për të dy vendimet e Kushtetueses. Në raport i rekomandohet qeverisë të rregullojë formulën mbi të cilën përllogariten pagat e magjistratëve. Ndërsa vendimin që ka lidhje me komisionet e Kuvendit do ta zbatojë këshilli për rregulloren. Në lidhje me pagat e gjyqtarëve Gjykata konstatoi se formula aktuale ka sjellë ulje të pagës së magjistratit, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve. Ndërsa në lidhje me ngritjen e 11 komisioneve të përhershme nga parlamenti,...