Zbardhet vendimi i GJK për “McGonigal”, Bardhi: Shpikën argumente për të mbrojtur Ramën

Zbardhet vendimi i GJK për “McGonigal”, Bardhi: Shpikën argumente për të mbrojtur Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “McGonigal” dhe refuzimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. edi rama bardhi gjykata kushtestuese mc gonigal Bardhi ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka mbajtur një qëndrim ndryshe për hetimin parlamentar të zgjedhjeve dhe një tjetër për çështjen që lidhet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Ai akuzoi Gjykatën se me vendimin e saj ka shpikur argumente, ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe nuk ka ushtruar drejtësi kushtetuese. “Në vendimin konkret, të njëjtët gjyqtarë kanë një standard për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 11 majit dhe një standard tjetër për hetimin parlamentar të çështjes “McGonigal”. Asnjë habi! Në fund të fundit,...