Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

Pas një periudhe tensionesh politike dhe përplasjesh në Kuvend, mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi për një rezolutë të përbashkët mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dokumenti, që pritet të miratohet në seancën plenare, e cilëson integrimin evropian “objektiv strategjik kombëtar” dhe vendos theksin te forcimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e reformave, kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit dhe monitorimin e negociatave me BE-në. Rezoluta parashikon angazhime konkrete nga të dyja palët politike për forcimin e dialogut, garantimin e pjesëmarrjes së plotë të opozitës në jetën parlamentare dhe respektimin e standardeve demokratike, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Në dokument kërkohet gjithashtu përshpejtimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, mbështetje për institucionet e drejtësisë në...