Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…
Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish ministre e Jashtme. Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama. Kur ministria Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”. Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk...
Burimi:
top-channel.tv