Zbardhet dëshmia e ish-ministrit Oketa: Berisha na sillte antikorrupsionin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka dhënë sot dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me hetimet për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Gjatë dëshmisë së tij, Oketa ka theksuar se privatizimi i ish-klubit “Partizani” ishte një çështje periferike për ministrinë që ai drejtonte, pasi, sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishin prioritetet kryesore. Sa i përket ndërhyrjes së Sali Berishës, ish-ministri ka theksuar se gjatë kohës së procesit të privatizimit nuk ka pasur asnjë kontakt me eprorin e tij. Sipas Oketës, Berisha, edhe për çështjen më banale, ngrinte në këmbë strukturat e antikorrupsionit. “Asnjë komunikim derisa praktika të mbyllej. Nuk ka pasur asnjë ndikim. Berisha,...
Burimi:
ntv.al