“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë
“Automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen”. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një postim në rrjetet sociale lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errët të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin. “Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit”, shprehet ministri. Lamallari thekson se rrugët janë një hapësirë publike ku siguria dhe transparenca janë parësore, ndaj çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit. “Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë...
Burimi:
javanews.al