‘Washington Examiner’: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin, atmosfera është e paqëndrueshme
Nga Michael Rubin, WASHINGTON EXAMINER Ekziston një prirje fatkeqe mes analistëve dhe gazetarëve amerikanë për të supozuar se gjithçka rrotullohet rreth politikës së SHBA-së. Shqipëria është vetëm rasti më i fundit. Në fund të majit, protesta shpërthyen në Zvërnec, Shqipëri, për planet e dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, për ta zhvilluar një zonë të ndjeshme mjedisore në një kompleks akomodimi me vlerë shumë miliarda dollarë. Megjithatë, Kushner ishte vetëm një nga shumë shkëndijat që ndezën protestat. Alex Soros, i cili është afruar me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të fituar miratimin për zhvillime të ngjashme, ishte një tjetër. Po ashtu edhe përndjekja që Rama i bën pakicës greke të Shqipërisë, e cila banon në Rivierën Shqiptare. Më 12 maj 2023, për shembull, policia...
Burimi:
syri.net