Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të Pasdites, nga Pandi Gjata, në A2CNN, u shpreh se nuk përjashtohet as greva e urisë në ditët në vijim. “Nuk di detaje sepse ka një grup qendror pune në PD dhe unë nuk jam te ai grup. Di që nis në 18:00, por nuk e di kur mbaron. E kanë qytetarët në dorë. Unë pres masivitet në protestë. Ai Parlament nuk e përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Nga bisedat që kam bërë unë në degët e mia, mendoj që do të jetë protestë massive”, tha Vokshi. Ajo shtoi se “nuk përjashtohet në ditët në vijim asnjë mënyrë proteste, qoftë edhe greva apo ngujimi”. “Do të ndiqen të gjitha format e...