‘Vjedhja’ e marrveshjes me SHBA/ Këshilli i Etikës përjashton Shehajn për 60 ditë nga Kuvendi

‘Vjedhja’ e marrveshjes me SHBA/ Këshilli i Etikës përjashton Shehajn për 60 ditë nga Kuvendi

Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, pas vendimit të marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend. Vendimi u mor me 3 vota pro dhe 3 kundër, por shumica parlamentare votoi në favor të masës disiplinore ndaj deputetit të opozitës. Masa disiplinore erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila akuzoi Shehajn për incidentin e ndodhur dje në ambientet e Kuvendit gjatë shqyrtimit të marrëveshjes për huanë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak. Sipas socialistëve, dokumenti në fjalë përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pasi deputetët të...